Botohet libri me poezi "Shtigjeve të shpresës" i autorit Bilall Maliqi nga Presheva
Shkrimtari dhe poeti nga Presheva, Bilall Maliqi ka publikuar librin e tij më të ri me poezi, "Shtigjeve të shpresës" e botuar nga shtëpia botuese "Atunis" në Prishtinë.Maliqi, është edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva, deri më tani ka botuar këta tituj me poezi, poemë, tregime, aforizma, vështrime kritike dhe intervista.
Këto jan librat e tij të botuara deri më tani “Rrugëtimi”, “Rrugëtim përjetësie”, “Gëzim dhe drojë”, “I lutemi Zotit”, “Perëndim i varur”, “Kodra e luleve”, “Vula e kohëzezës”, “Shtëpia afër pyllit”, “Gërfyejt e Shpresës”, “Ide të trazuara”, “Lutje të lagura”, “Mbresa vrojtuese”, “Hëna flet me lule”, “Hulluve artistke”, “Nën strehën e kujtimeve”, “Në thellësi të ëndrrës”, “Aforizma”, “Semantika e shtrirjes krijuese”, “I kthehem ëndrrës”, “Drithërimë”, ” Shtëpia afër pyllit”, “Pikojnë fjalët”, “Rrugët e shikimit”, “Sheshi i fjalëve”… /Titulli.com/